Last

Solskjaer zbulon gjithçka rreth Alexis Sanchez


Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se Alexis Sanchez mund të largohet nga Manchester United këtë muaj “nëse vjen një ofertë që është mjaft e mirë për klubin dhe atë”.

Sulmuesi 30-vjeçar mbërriti në Old Trafford nga Arsenali si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Henrikh Mkhitaran në janar të vitit 2018, pasi kishte shijuar katër vite të suksesshme në Emirates.


Sanchez u bë një nga lojtarët më të mirë në Premierligë gjatë kohës së tij me ‘Topçinjët’, por ai nuk ka qenë në gjendje të arrijë të njëjtat nivele në Manchester.

“Alexis është një lojtar me cilësi. Ne nuk kemi mundësi të shumta”, tha Solskjaer për Evening Standard.

“Nëse ka një ofertë që është mjaft e mirë për klubin dhe ai ndoshta do të largohet, por nëse jo, atëherë ai është ende lojtari ynë dhe është një lojtar me cilësi”, deklaroi norvegjezi.