Header Ads

‘Traumatizohet’ PSG-ja, ja sa mungojnë Mbappe e Cavani


I vetmi lajm i mirë për Paris-Saint Germain në fitoren 4-0 ndaj Tolouse të dielën ishte rezultati… çdo gjë tjetër shkoi keq për ekipin e Thomas Tuchel.

Kylian Mbappe u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi në kofshë, ndërsa Cavani u largua vetëm në minutën e 14′ me një problem të ijës.


Dhe tashmë klubi francez ka konfirmuar edhe zyrtarisht kohën e rikuperimit të të dy yjeve, transmeton lajmi.net.

Ylli francez do të jetë jashtë fushave për katër javë, çka nënkupton se ai do ta humbasë edhe sfidën e parë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi uruguajan ndërkohë do mungoj për tre javë.

Këto lajme mund të jenë negative për Barcelonën, e cila kishte shpresuar deri në fund ta transferonte Neymarin, por pas këtyre lajmeve vështirë se PSG do ta lërë të lirë yllin brazilian.


Powered by Blogger.