Last

Valverde tremb Barcelonën me deklaratat për Messin


Trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde, beson se do të jetë shumë e vështirë që Leo Messi të rikuperojë nga dëmtimi në kohë për ndeshjen e parë të kampionatit që skuadra do të luajë kundër Bilbao-s të premten e ardhshme.


Messi nuk ka udhëtuar me ekipin për dy ndeshjet e luajtura kundër Napoli-t në Amerikë për shkak të një problemi në pulpë.

"Ai ka filluar rikuperimin dhe nuk e di nëse do të jetë gati për fillimin e La Liga-s", ka thënë trajneri i Barcelona-s pas fitores 4-0 të marrë kundër Napoli-t. "Më duket shumë e vështirë".

Pavarësisht mungesës së Messi-t, Barça ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Napoli-t, në atë që ka qenë ndeshja e fundit e fazës parapërgatitore.