Manchester City starton me fitore bindëse me rezultat 5:0 në Londër kundër West Ham-it.

Vendasit nuk i rezistuan dot kampionit në fuqi në hapje të edicionit të ri në Premier League.

Në minutën e 25-të, Gabriel Jesus e hapi serinë e golave, duke vazhduar Sterling (51', 75' e 90+2’), Aguero (84' - nga penalltia).


Ndeshja u përcoll nga 59.870 shikues. Në Premier League u shënua het-triku i parë në hapje të edicionit duke iu falënderuar të disponuarit Raheem Sterling.

Ky futbollist ka qenë lojtar i ndeshjes dhe i pandalshëm për lojtarët vendas.

Previous Next