Header Ads

Zhvillimet e fundit rreth Neymar, PSG i vendos kusht të ri Real Madridit


Operacioni Neymar ka marrë një kthesë të re në orët e fundit.

Siç raportoi ‘Jugones’, PSG vazhdojnë të insistojnë për talentin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Burimet e negociatave zbulojnë për ‘AS’ se skuadra nga Parisi do të pranonte shitjen e Neymar te Real Madrid, nëse në marrëveshje përfshihet Vinicius.


Është Leonardo që po shtyn këtë marrëveshje, duke dashur të ketë Viniciusin në skuadër.

Madrid tashmë ka refuzuar ofertën e PSG-së për Vinicius, por mbetet të shihet nëse përfshirja e Neymar do t’ua ndërrojë mendjen.

Powered by Blogger.