Last

Aro Muric flet pas ndeshjes, tregon pse Kosova pësoi pesë gola në pjesën e parë


Pas ndeshjes Angli – Kosovë e cila përfundoi 5 – 3 në favor të Anglisë është deklaruar për media edhe portieri Aro Muric.

Ai është shprehur se plani i kësaj ndeshje nuk ishte më i miri, por sipas tij loja e hapur dhe gabimet në mesfushë i kanë kushtuar Kosovës.


“Unë mendoj që plani i kësaj ndeshje nuk ishte më i miri, luajtëm kundër një prej ekipeve më të forta. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm më topin. Ne synuam të luanim futboll të hapur, bëmë gabime në mesfushë dhe kemi humbur topa e jemi ndëshkuar”, tha Muric.

Përndryshe, Muric ka pritur penalltinë e njërit prej ekzekutuesve më të mirë në botë, Harry Kane.