Header Ads

Deklarata e Vedat Muriqit pas ndeshjes


Sulmuesi qëndror i kombëtarës së Kosovës, njëherësh pjesë edhe e ekipit Fenerbahçe, ka deklaruar se kombëtarja e Kosovës ka ardhur për të marrë tre pikë nga Anglia.

Këto komente Muriqi i ka bërë pas përfundimit të ndeshjes së Kosovës me Anglinë.


“Ne erdhëm për të fituar, erdhëm për ta sulmuar Anglinë”, deklaroi sulmuesi i kombëtarës pasi u pyet nëse erdhën për të marrë tre pikë në Southampton.

Tutje, Muriqi ka folur edhe në lidhje me ritmin e lojës përgjatë dy pjesëve, derisa theksin e ka vënë tek pjesa e dytë.

“Një lojë jo e mirë nga ana jonë në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte më e mirë”, deklaroi ai.

Gjithashtu, ai ka shpresuar se Kosova do vazhdojë me të njëjtin ritëm kundrejt dy ndeshjeve të ardhshme, apo siç i ka quajtur ai “dy finaleve”.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Malit të Zi me 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërkaq do i shkojë si mysafir Republikës Çeke më 14 nëntor.


Powered by Blogger.