Last

Fitore bindëse nga Chelsea e Tottenham, Man Utd merr fitore minimale ndaj Leicester


Tottenham, Chelsea e Manchester United kanë regjistruar fitore në xhiron e pestë të Premierligës.

Tottenham kanë demoluar skuadrën e Crystal Palace duke e mposhtur me rezultatin 4:0, në një ndeshje që dominuan nga minuta e parë.


Heung Min Son realizoi dy herë për skuadrën e tij në pjesën e parë, në minutat 10 dhe 23, kurse Van Anholt (21’) dhe Lamela (42’) kompletuan rezultatin final të takimit, raporton lajmi.net.

Fitore bindëse regjistroi edhe skuadra e Chelsea, e cila fitoi 2:5 në udhëtim tek Wolverhampton.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i ri, Tammy Abraham, i cili realizoi het trik (34’, 41’ dhe 56’).

Goli më i bukur i këtij takimi ishte goli i parë, i shënuar nga Tomori, që kalo Chelsean në epërsi. Për Chelsea realizoi edhe Mount në minutëne 96, kurse, për Wolves, ishin Saiss dhe Cutrone ata që shënuan golat, raporton lajmi.net.

Ndeshje interesante u luajt edhe në ‘Old Trafford’, ndërmjet Manchester United dhe Leicester City.

Ky takim u mbyll me fitoren minimale të United 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Marcus Rashford, në minutën e 8’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas këtyre ndeshjeve, Manchester United renditet në pozitën e katërt, Tottenham në pozitën 3 kurse Chelsea në pozitën 6.