Header Ads

Hadërgjonaj zbulon fjalët në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë


Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka theksuar se motivimi ishte në nivelin e duhur pas debaklit që pësuan në pjesën e parë.

Ai ka zbuluar fjalët që u thanë pas përfundimit të pjesës së parë në dhomën e zhveshjes së Kosovës: ”Duhem me qenë krenar se çfarë fanelle po mbajmë veshur, kjo ishte fjala që u dëgjua pas pjesës së parë. Kështu, në pjesën e dytë ne fituam 2-0”, shtoi ai.


”Nuk kena ardh me u fsheh, kështu që na ia dhamë Anglisë tre gola. E dinim se çfarë kundërshtari kem përballë.”

‘’Ne u munduam të luanim futboll sulmues edhe ndaj Anglisë, edhe pse ishte rrezik por e treguam veten. Atmosfera ishte fantastike”, potencoi ylli i Huddersfield.

Powered by Blogger.