Last

Burnley - Man Utd | Live 🔴

Trajneri i Anglisë flet pas triumfit brilant të Kosovës kundër Çekisë, këto janë fjalët e tij


Trajneri i Kombëtares së Anglisë, ka dhënë analizën e tij për ndeshjen kundër Bullgarisë, por ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Kosovën.

Kosova do të udhëtojë drejt Anglisë, për ndeshjen e 10 shtatorit (e martë), ndeshje që gjen përballë dy liderët e grupit A.


Southgate është në dijeni për ecurinë e jashtëzakonshme të Kosovës, dhe pret një lojë më të mirë se sonte nga skuadra e tij.

“Ne kemi akoma punë për të bërë, pasi përballemi me Kosovën, dhe nuk e marrim si sfidë të lehtë” ka thënë Southgate.

“Shpresoj se mund të marrim maksimumin. Do të ishin tri pikë të mëdha nga dy ndeshje” shtoi selektori anglez.