Last

Burnley - Man Utd | Live 🔴

Arbër Zeneli: Rikuperimi po ecën më mirë sesa kam menduar


Arbër Zeneli ka folur përsëri lidhur me lëndimin e tij dhe procesin e rikuperimit.

Anëtari i Reims dhe kombëtares së Kosovës vuan nga një lëndim tash e disa muaj, por duket se ai shumë shpejtë do të jetë i gatshëm të kthehet në fushën e blertë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Reims, Arbër Zeneli është përgjigjur në tri pyetje, e para që kishte të bënte më procesin e rikuperimit.

Arbër, së pari, si ndihesh dhe ku qëndron me procesin e rikuperimit?

“Rikuperimi po ecën mirë, më mirë sesa kam menduar. Stafi dhe skuadra më ndihmojnë shumë për rezultate më të mira. Në fillim unë nuk mund të bëja shumë dhe isha i frustruar, isha duke punuar vetëm me pjesën e sipërme të trupit. Pastaj, kur isha i gatshëm të vrapoja, ishte më e lehtë për evoluim” ka thënë Arbër Zeneli, transmeton lajmi.net.

“Unë mund të bëjë maraton, mund të vrapoj edhe me ndryshime të drejtimit. Tani duhet të vazhdoj me qetësi dhe të bëj hapat final” shtoi kosovari.

Rikthimi i Arbër Zenelit para ndeshjeve të marsit do të ishte një lajm i madh për kombëtaren e Kosovës. /Lajmi.net/