Last

Burnley - Man Utd | Live 🔴

Barcelonës, Man Cityt dhe Real Madridit i ofrohen shërbimet e Lautaro Martinez


Lautaro Martinez duket se nuk planifikon të ketë aventurë të gjatë tek skuadra e Inter.

Lautaro ka kaluar në një formë fenomenale me Inter këtë sezon, duke u kthyer në një prej sulmuesve me vëmendjen më të madhe në Evropë.

Barcelona thuhej se ishte skuadra që ka treguar interesim për argjentinasin, të cilin e sheh si zëvendësues për Luis Suarez.

Por, duket se edhe përfaqësuesit e Lautaro janë të interesuar për një lëvizje të klientit të tyre në La Liga.

‘Eldesmarque’ shkruan se përfaqësuesit e Lautaro Martinez kanë ofruar lojtarin e tyre tek skuadra e Real Madrid, Barcelonës, dhe Manchester Cityt.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej tri skuadrave do të bëjë ndonjë lëvizje për lojtarin. /Lajmi.net/