Last

Ky mund të jetë kundërshtari i Kosovës në janar


Kombëtarja e Kosovës mund të organizojë edhe një miqësore të re.

Kombëtarja e Kosovës në janar do të udhëtojë në Katar, ku do ta zhvillojë një miqësore me Suedinë. Atje “Dardanët” me gjasë do ta zhvillojnë edhe një miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se bisedimet me amerikanët kanë filluar rreth zhvillimit të një miqësore para ose pas miqësores me Suedinë.

Ai ka theksuar për “Dukagjinin” se gjasat janë reale që kjo miqësore të realizohet.