Last

Burnley - Man Utd | Live 🔴

Real Madrid shënjestron yllin e Flamengo


Real Madrid duket se ka krijuar përshtypje të mira për yllin e Flamengo, i cili u paraqit në Kupën e Botës për Klube.

‘SporTV’ raporton se Real Madrid ka identifikuar tinejxherin e Flamengo, Reinier Carvalho si objektiv për merkaton, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ janë të vendosur të afrojnë 17 vjeçarin gjatë vitit tjetër, pasi ai ka shkëlqyer në Superligën e Brazilit.

Reinier fitoi Ligën e Brazilit, Kupën Libertadores, dhe shënoi gjashtë gola në 15 paraqitje. /Lajmi.net/